KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alban Hyseni për humbjen e dy jetëve në Gjilan: Na ka prekur të gjithëve

Alban Hyseni për humbjen e dy jetëve në Gjilan: Na ka prekur të gjithëve

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në fshatin Demiraj, duke e cilësuar rastin si një tragjedi që prek të gjithë qytetarët.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit ndan dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave.

“Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin”, ka shkruar ai.

Hyseni, në emër të Komunës së Gjilanit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, ndërsa ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e plotë të rastit.

“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hyseni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.