Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në Gadime dhe rrethinë, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, rrjedhja është paraqitur në gypin kryesor DN 315, i cili furnizon me ujë të pijshëm këtë lokalitet dhe zonat përreth.
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet në gjendje normale pas sanimit të defektit.
Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim për këtë ndërprerje të përkohshme, duke kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

