KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shkëndija triumfon në Shtip, Gaye hero me pritjen e penalltisë

Shkëndija triumfon në Shtip, Gaye hero me pritjen e penalltisë

Shkëndija triumfon në Shtip, Gaye hero me pritjen e penalltisë në minutën e 94-të! Ndzengue dhe Gjorgjievski realizuan golat për tanët.

Super Gaye na jep fitore në Shtip me penalti të pritur në minutën e 94-t

Ndzengue na dha epërsi në start, kur realizoi asistin e Krasniqit

Pas rasteve të humbura, Stojkoski barazoi në minutën e 39-të

Zëvendësimet sollën efekt, pasi Ibraimi u shfaq asistues në golin e Gjorgievskit

Rastet e humbura për pak na kushtuan fitore, por Gaye “ruajti” tre pikët

Shkëndija ka marrë tri pikë të mëdha në transfertën ndaj Bregallnicës, duke triumfuar me rezultatin 2:1 në stadiumin e qytetit në Shtip, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ndzengue dhe Gjorgjevski ishin autorët e golave për kuqezinjtë, por heroi i padiskutueshëm i kësaj fitoreje ishte portieri Baboucarr Gaye, i cili në minutën e 94-t e priti penalltinë e vendasve, duke vulosur tri pikët për Shkëndijën.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Që në minutën e tretë, Ndzengue shfrytëzoi asistimin e katërt sezonal të Endrit Krasniqit për të kaluar Shkëndijën në epërsi. Në minutën e 19-të, Kryeziu ishte pranë dyfishimit, por goditja e tij u ndal nga portieri Jashari. Në anën tjetër, Gaye u dallua me një pritje spektakolare pas goditjes së fortë të Stojanovit.

Shkëndija vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe në minutën e 34-t ishte pranë realizimit, por Tamba nuk arriti ta konkretizonte një aksion të bukur të kuqezinjve. Ndëshkimi erdhi në minutën e 39-të, kur Stojkovski, i lënë i lirë para zonës, realizoi për barazimin 1:1.

Në pjesën e dytë, pas një periudhe ku vendasit tentuan të merrnin iniciativën, Shkëndija riktheu kontrollin e lojës dhe në minutën e 74-t gjeti golin e fitores. Besart Ibraimi asistoi, ndërsa Marko Gjorgjevski u tregua i saktë për epërsi 2:1.

Kuqezinjtë patën mundësi ta mbyllnin ndeshjen me një gol të tretë, por rastet e shpërdoruara lanë të hapur mundësinë për një fund dramatik. Pas një prekjeje me dorë të Manevit, të konfirmuar edhe nga sistemi VAR pas goditjes së Kocevit, Bregallnica fitoi penallti në minutat shtesë.

Megjithatë, në momentin vendimtar doli në skenë Baboucar Gaye. Portieri i Shkëndijës ndali goditjen e Nikolovit nga pika e bardhë në minutën e 94-t, duke ruajtur epërsinë dhe duke siguruar një fitore të madhe në një transfertë të vështirë.

Shkëndija vazhdon të kryesojë kampionatin dhe me tri pikë të reja në llogari, ruan atmosferën pozitive në prag të sfidës së radhës, transfertës ndaj Strugës.

Ndeshja e radhës

Struga T&L – Shkëndija

Strugë| 7 nëntor 2026 | 12:00

BREGALLNICA-SHKËNDIJA 1:2 (1:1)

Stadiumi i qytetit në Shtip

Gjyqtar: Vllatko Ilioski

Golashënues: Stojkoski 39’ (Bregallnica), ndërsa Ndzengue 3’ dhe Gjorgievski 74’ (Shkëndija)

BREGALLNICA: Jashar, Angelov, Stojanov, Maksimov (Nataniel 71’), Nikolov, Gligorov (Tasev 86’), Velkoski, Velkov, Rajkov, Kocev (c), Stojkoski (Lemos 86’).

Trajner: Nikola Kuzmanov

SHKËNDIJA: Gaye, Trumçi, Manev, Dimoski, Abdurahmani (Ceka 65’), Rafa, Zejnullai (c) (Ibraimi 65’), Krasniqi, Kryeziu (Kërstevski 79’), Tamba (Murati 90’+1), Ndzengue (Gjorgievski 65’).

Trajner: Artim Pollozhani

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.