Zbulohen detaje të reja për rastin tragjik në Demiraj të Gjilanit, ku një burrë dhe foshnja e tij tre muajshe u gjetën pa shenja jete.
Sipas informacioneve që ka siguruar lajmi.net nga burimet e veta, burri me inicialet A.D, kishte qenë i burgosur deri para një periudhe, për vepra të ndryshme penale, ndër to edhe për narkotikë.
Burimet bëjnë të ditur se foshnja kishte mbetur nën përkujdesjen e babait, pasi ishte braktisur nga nëna.
Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë në fshatin Demiraj janë gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur më 1999, dhe një foshnjë.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

