KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Për autoktonin, Zoti është shqiptar”, Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë

“Për autoktonin, Zoti është shqiptar”, Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë

Ballist Morina, i riu nga Kukësi që kreu veprën e ngritjes së dronit me flamurin me simbole patriotike shqiptare mbi stadiumin në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, ka takuar Erjon Vishkullin në spitalin ku po kurohet në Romë.Vishkulli mbeti i plagosur në sy në protestën e para 8 ditëve në Tiranë dhe iu desh të kryente një ndërhyrje tejet delikate në Romë, ku u transportua me urgjencë përmes një avioni charter, i vënë në dispozicion nga shteti shqiptar.

Morina i ka dhuruar Vishkullit një fanellë me flamurin që u valëvit në natën e 14 tetorit 2014 mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, teksa në një pusullë krah fanellës, mes të tjerash shkruan:“Për autoktonin Erjon Vishkulli. Rroftë shpirti i shqiptarit. Përshëndetje fitores, Zoti është shqiptar”.

Vishkulli ka arritur të shpëtojë organin e syrit dhe ka nisur fazën e vështirë dhe të gjatë të rikuperimit të shikimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.