KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në Gjilan, policia konfirmon se viktimat janë një 27-vjeçar dhe foshnja tre muajshe

Tragjedi në Gjilan, policia konfirmon se viktimat janë një 27-vjeçar dhe foshnja tre muajshe

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore dhe një foshnjë rreth tre muajshe.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, Policia ka pranuar informacion për dy trupa të pajetë në një shtëpi në fshatin Demiraj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se të dy personat nuk kishin shenja jete.

Viktima mashkull ishte i lindur në vitin 1999, ndërsa personi tjetër është një foshnjë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.