KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Charli XCX ishte ndër personazhet më të komentuara në festën e Halloween-it të Kendall Jenner, ku u shfaq me një kostum të frymëzuar nga filmi erotik “Secretary” i vitit 2002.

Këngëtarja rikrijoi pamjen e personazhit Lee Holloway, të interpretuar nga Maggie Gyllenhaal, duke veshur një bluzë të bardhë transparente, fund të zi të ngushtë dhe një mbajtëse në krah.

Zgjedhja e saj mori vlerësime nga fansat, të cilët e cilësuan si një prej referencave më interesante filmike të mbrëmjes, shkruan DailyMail.

Festa në Bar Marmont mblodhi edhe emra të tjerë të njohur, mes tyre Alix Earle, Vittoria Ceretti dhe Finneas, vëllai i Billie Eilish.

Ndryshe nga të ftuarit e tjerë, organizatorja Kendall Jenner u tregua më e rezervuar dhe u largua me makinë pa zbuluar kostumin e saj.

Ndërkohë, Charli së fundmi ka njoftuar se do të shesë disa prej veshjeve të saj të përdorura në skenë dhe pjesë nga garderoba personale përmes platformës Vinted.

Të ardhurat do të dhurohen për organizatën Rainbow Railroad, e cila mbështet personat LGBTQ+ që përballen me persekutim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.