Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka kujtuar marrëveshjen e nënshkruar nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës para shtatë vjetësh.
Selimi kujtoi se marrëveshja ishte për zhvillimin e një pakti që folusohej në gazjellësin, ndërsa shtoi se më pas projekti u anulua nga qeveria pasuese.
“Saktësisht para 7 vjetësh, Kosova dhe SHBA-ja nënshkruan një marrëveshje për zhvillimin e një pakti që fokusohej në gazsjellësin, duke siguruar 200 milionë dollarë në grante 100 për qind për infrastrukturën, si dhe financim fillestar për termocentralin me gaz. Projekti u anulua nga qeveria pasuese e Kosovës”, shkroi Selimi në një postim në X.
Burimi: lajmi.net ↗

