Një shtetas i huaj me leje qëndrimi në Kosovë ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi kompjuterik dhe vjedhjes në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 31 tetor, në rrugën “Muharrem Fejza – Prekazi”, ndërsa sipas raportit policor, ankuesit i janë marrë para nga kuleta digjitale (Wallet), si dhe një pajisje me vlerë.
I dyshuari është një mashkull, shtetas i huaj dhe me të njëjtën shtetësi sikurse ankuesi.
Pas kryerjes së veprës, ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

