Pasagjerët e një fluturimi përjetuan një surprizë të veçantë kur kapiteni i aeroplanit i ftoi të shikonin nga dritaret, ku qielli ndriçohej nga Dritat Veriore (Aurora Borealis).
Momenti u publikua në rrjete sociale.
Në video dëgjohet kapiteni teksa njofton pasagjerët se ka një surprizë për ta dhe u kërkon të shikojnë jashtë.
Pak çaste më vonë, qielli shfaqet i ndriçuar nga ngjyra të mrekullueshme, duke krijuar një pamje mahnitëse nga lartësia.
Pamjet u pritën me entuziazëm në rrjetet sociale, ku përdoruesit shprehën admirimin e tyre për këtë spektakël natyror.
Një udhëtim i zakonshëm me aeroplan u kthye kështu në një përvojë të paharrueshme për pasagjerët, të cilët patën mundësinë të shijonin një nga fenomenet më të bukura të natyrës.

