Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Jennifer Lawrence tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të pazakontë gjatë një daljeje në New York

    January 9, 2026

    Shtetasi i Kolumbisë sulmoi dy gra në Prishtinë me mjet të mprehtë

    January 9, 2026

    Apple mund ta vonojë lansimin e iPhone 18

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Jennifer Lawrence tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të pazakontë gjatë një daljeje në New York
    • Shtetasi i Kolumbisë sulmoi dy gra në Prishtinë me mjet të mprehtë
    • Apple mund ta vonojë lansimin e iPhone 18
    • Toyota mund të debutojë një veturë të veçantë sportive
    • Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes
    • KRSKRR bën thirrje për vozitje me kujdes dhe përgjegjësi në kushte dimërore
    • Përfundon numërimi i votave, kjo është ndarja e mandatave
    • Demi paralajmëron: Nëse deri në shkurt nuk ka Qeveri, rrezikohet buxheti dhe ekonomia e Kosovës
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Një ulëse ende në lojë mes PDK-së dhe LDK-së, votat tjera me postë mund të ndryshojnë rezultatin

    Një ulëse ende në lojë mes PDK-së dhe LDK-së, votat tjera me postë mund të ndryshojnë rezultatin

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Eugen cakolli 2 Mins Read
    Një ulëse ende në lojë mes PDK-së dhe LDK-së, votat tjera me postë mund të ndryshojnë rezultatin
    Një ulëse ende në lojë mes PDK-së dhe LDK-së, votat tjera me postë mund të ndryshojnë rezultatin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rezultatet e përmbledhura preliminare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, tregojnë një epërsi të qartë të Lëvizjes Vetëvendosje, por me një ndarje mandatesh që mbetet ende e brishtë dhe e hapur për ndryshime pas numërimit të votave të mbetura me postë.

    Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, me 99.47 për qind të vendvotimeve të numëruara, LVV prin me 50.72 për qind të votave, që përkthehet në 57 mandate.

    Pas saj renditet PDK me 20.40 për qind dhe 23 mandate, ndërsa LDK ka 13.29 për qind dhe 14 mandate. AAK ka siguruar 6 mandate, ndërsa Lista Serbe 9 mandate.

    Duhet theksuar se nga numërimi i votave me kusht, PDK rikthej ulësen e 23-të, kurse LDK e humbi një.

    Megjithatë, sipas Eugen Cakollit nga KDI, ndarja aktuale e mandateve është ndikuar ndjeshëm nga votat me kusht, ku PDK ka performuar dukshëm më mirë se LDK, me pothuajse dyfish më shumë vota, ndërsa LVV ka qenë pak mbi përqindjen e saj në votimin e rregullt.

    Cakolli thekson se dallimi mes koeficientëve më të ndjeshëm për ndarjen e mandateve – LVV (57), PDK (23) dhe LDK (15) është vetëm rreth 10 pikë, që në terma praktikë përkthehet në vetëm disa qindra vota diferencë në nivel kombëtar, të cilat kanë qenë vendimtare për ndarjen aktuale.

    PDK rikthen ulësen e 23‑të, LDK bie në 14 deputetë pas numërimit të fundit të votave

    “Me rreth 14 mijë vota me postë ende për t’u numëruar, mandati i fundit i të trija këtyre partive mbetet ende në lojë”, ka shkruar Cakolli.

    Sipas tij, gjasat më reale për ndryshim janë në raportin PDK–LDK, veçanërisht nëse vazhdon trendi aktual i votave me postë, çka mund t’ia rikthejë LDK-së mandatin e 15-të, duke e zbritur PDK-në në 22 mandate sërish.

    Cakolli shton se LVV e ka të vështirë të arrijë mandatin e 58-të, përveç nëse shënon një performancë dukshëm më të lartë në votat me postë, rreth ose mbi 80 për qind, krahasuar me rreth 72 për qind sa ka pasur deri më tani.

    Numërimi i votave me postë pritet të jetë vendimtar për finalizimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Përfundon numërimi i votave, kjo është ndarja e mandatave

    Demi paralajmëron: Nëse deri në shkurt nuk ka Qeveri, rrezikohet buxheti dhe ekonomia e Kosovës

    Gjashtë deputetët e AAK-së në legjislaturën e re

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, këta janë 15 deputetët e LDK-së

    20.19 për qind të votave, këta janë 22 deputetët e PDK-së në legjislaturën e re

    Kjo është lista e 57 deputetëve të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje

    Përfundon numërimi i të gjithave votave, KQZ e gatshme të shpallë rezultatin përfundimtar

    LEXO GJITHASHTU

    Jennifer Lawrence tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të pazakontë gjatë një daljeje në New York

    January 9, 2026

    Shtetasi i Kolumbisë sulmoi dy gra në Prishtinë me mjet të mprehtë

    January 9, 2026

    Apple mund ta vonojë lansimin e iPhone 18

    January 9, 2026

    Toyota mund të debutojë një veturë të veçantë sportive

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes

    January 9, 2026

    KRSKRR bën thirrje për vozitje me kujdes dhe përgjegjësi në kushte dimërore

    January 9, 2026

    Përfundon numërimi i votave, kjo është ndarja e mandatave

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.