Emiliano “Dibu” Martínez ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime të shumta në Spanjë.
Në një intervistë për Gastón Edul, portieri argjentinas foli për finalen e Botërorit 2026, të cilën Argjentina e humbi ndaj Spanjës.
“Po të shkonim në penallti, do të fitonim. Isha i bindur se ishte dita ime. Franca e vitit 2022 më impononte më shumë respekt sesa kjo Spanjë. Janë shumë të mirë, por kam ndjesinë se nëse luajmë sot kundër tyre, i mundim”, deklaroi portieri.
Megjithatë, Dibu pranoi se Spanja e fitoi me meritë finalen, ndërsa zbuloi se kishte luajtur gjatë gjithë Botërorit me gishtin e thyer. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

