Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë nikoqir të Djajve të Kuq në një nga derbit më të mëdhenj në Angli, në ndeshjen që pritet të luhet në “Stamford Bridge” nga ora 13:30.
Ekipi i Xabi Alonsos vjen në këtë ndeshje nga një humbje ndaj Tottenhamit dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të qëndruar në hap me pozitat e para.
Në anën tjetër, ekipi i Micheal Carrick nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat dhe dëshiron ta shfrytëzoj pikërisht këtë derbi për t’iu kthyer fitores dhe ngjitjes në tabelë.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Chelsea: Penders; Achampong, Fofana, Colwill, Palestra; Caicedo, Lavia; Neto, Palmer, Estevao; Rogers;
Man Utd: Lammens; Yoro, Maguire, Martinez, Dalot; Santos, Baleba; Diallo, Fernandes, Cunha; Mbeumo;
/Telegrafi/

