KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drita synon fitoren e radhës ndaj Vushtrrisë, formacionet zyrtare

Drita synon fitoren e radhës ndaj Vushtrrisë, formacionet zyrtare

Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë nikoqir të vushtrriasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, nga ora 13:00.

Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje nga një formë e mirë me tri fitore radhazi dhe synon të katërtën për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Fitim Llapashticës vjen në këtë ndeshje pas bojkotit në ndeshjen e fundit ndaj Ballkanit, e cila përfundoi me rezultat zyrtare në favor të therandasve dhe me këtë rikthim synojnë një rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të bëjnë ndryshime në formacionet e tyre, për dallim nga ndeshjet e kaluara.

Drita: Maloku; Mjaki, Bytyqi, Pëllumbi, Salihu; Limaj, Dabiqaj, Nguena; Jashari, Manaj, Arthur;

Vushtrria: Isufi; Spahiu, Ajdini, Miftari, Paloka; Behrami, Emini, Bahtiri, Ademi, Demiri; Statovci;

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.