Pak minuta para nisjes zyrtare të spektaklit të parë të Big Brother VIP Kosova 5, emocionet kanë filluar të ndihen edhe në shtëpinë më të madhe në vend.
Gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, përmes një lidhjeje direkte nga shtëpia e Big Brother sjellë atmosferën dhe emocionet para fillimit të këtij edicioni.
Ajo ka raportuar nga ambientet ku pritet të hyjnë banorët, ndërsa gjithçka është gati për nisjen e spektaklit të shumëpritur.
Me pak minuta të mbetura deri në spektaklin e parë, kurioziteti është i madh për të zbuluar se cilët do të jenë banorët që do të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi në Big Brother VIP Kosova 5.
Ndiqeni në detaje videon e mëposhtme:
Burimi: klankosova.tv ↗

