KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Merkel thotë se është koha që Gjermania të ketë presidenten e parë grua

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje që në postin e Presidentit, pas përfundimit të mandatit të dytë pesëvjeçar të Frank-Walter Steinmeier-it marsin e ardhshëm, të vijë një grua.

"Republika Federale e Gjermanisë ka një histori 77-vjeçare dhe në postin e presidentit nuk ka pasur kurrë një grua," vuri në dukje Merkel me keqardhje, në një intervistë për MagentaTV të transmetuar të premten, transmeton Klankosova.tv.

Secili duhet t'i bëjë vetes pyetjen "nëse nuk ka ardhur vallë koha," u shpreh politikanja e Unionit Kristiandemokrat (CDU) në emisionin "Bestbesetzung".

"Njoh njerëz – gra – që do të ishin të afta për ta kryer këtë detyrë," theksoi Merkel, ndonëse nuk përmendi asnjë emër konkret.

Më 30 janar, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet nga Konventa Federale, një organ kushtetues i posaçëm dhe i përkohshëm, i krijuar me qëllimin e vetëm të zgjedhjes së presidentit çdo pesë vjet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.