KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Siljanovska-Davkova: Le t’i shndërrojmë angazhimet për klimën në investime konkrete dhe rezultate të matshme

Siljanovska-Davkova: Le t’i shndërrojmë angazhimet për klimën në investime konkrete dhe rezultate të matshme

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mbajti sot një fjalim në ngjarjen “Dialogu Kombëtar Përpara OZH31”, të organizuar nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik dhe Ministrinë e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.
Për Siljanovska-Davkovën, ndryshimi i klimës nuk është vetëm një çështje e mbrojtjes së natyrës, por një krizë sistemike që prek të gjitha segmentet e shoqërisë dhe kërkon urgjencë, përgjegjësi dhe veprim të përbashkët.

Ajo theksoi rëndësinë e miratimit të shpejtë të Ligjit për Veprimin Klimatik, i cili, siç theksoi ajo, është një nga dokumentet më të rëndësishme në axhendën e reformave që lidhet me BE-në, dhe për të cilin është marrë drita jeshile nga Komisioni Evropian në aspektin e përputhshmërisë me legjislacionin evropian.

Përpara COP31, në Antalia, ku Presidentja do të udhëheqë delegacionin shtetëror e RMV-së, ajo tha se duhet të paraqitemi me prioritete të qarta kombëtare, projekte të përgatitura dhe nevoja financimi të përcaktuara konkretisht.

Sipas saj, Konferenca është një mundësi jo vetëm për të artikuluar prioritetet tona, por edhe për të treguar se jemi të gatshëm t’i shndërrojmë angazhimet klimatike në investime konkrete dhe rezultate të matshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.