KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Gjatë inspektimit në terren, inspektorët kanë evidentuar shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Si rezultat, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të sigurimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.