Vendimi i Carlo Ancelottit për ta grumbulluar Raphinhan te Brazili ka shkaktuar reagime të ashpra në Barcelonë.
Sulmuesi pritet të përballet me një udhëtim prej afro 22 mijë kilometrash për dy miqësoret ndaj Japonisë dhe Singaporit.
Gazetari Juan Boqui, në një emision të Cadena SER, sugjeroi që braziliani të deklarojë se ka dhimbje pas ndeshjes me Atletico Madridin.
Ndërsa analisti Ivan San Antonio e cilësoi Ancelottin të pacipë dhe kritikoi vendimin për ta ftuar sërish lojtarin, duke kërkuar më shumë kujdes ndaj gjendjes së tij fizike.
Debati u ashpërsua edhe nga krahasimi me Kylian Mbappen, për të cilin Boqui pretendoi se kishte shmangur ndeshjet me Francën pa humbur takime me Real Madridin. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

