KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milani blindon Pulisicin me kontratë afatgjatë

Milani blindon Pulisicin me kontratë afatgjatë

AC Milan ka njoftuar se Christian Pulisic ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke e mbajtur atë në San Siro deri në qershor 2031.

Ylli amerikan iu bashkua kuqezinjve nga Chelsea në korrik 2023 dhe që atëherë është bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit.

Ai ka shënuar 44 gola dhe ka dhënë kontribute të vazhdueshme në sulm në 141 paraqitje për skuadrën italiane duke bërë që Rossonerët t’ia vazhdojnë kontratën.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Christian Pulisic ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e Rossonerëve.

Milani theksoi gjithashtu aftësinë teknike, profesionalizmin, qëndrueshmërinë dhe etikën e punës së Pulisic si arsyet kryesore pas vendimit për të zgjatur kontratën e tij.

28-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim në tetë paraqitje këtë sezon. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.