KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sonte nis festivali “Akordet e Kosovës”, tri net muzikë, mysafirë specialë dhe një skenë për talentet e reja

Sonte nis festivali “Akordet e Kosovës”, tri net muzikë, mysafirë specialë dhe një skenë për talentet e reja

Festivali i Këngës “Akordet e Kosovës” nis sonte, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, artistë dhe talente të reja.

Festivali do të zgjasë deri më 1 nëntor, ndërsa këtë vit vjen me një risi të veçantë: nata e tretë do t’u kushtohet ekskluzivisht fëmijëve, të cilët do të kenë mundësinë të dëshmojnë talentin e tyre në skenën muzikore.

Dy netët e para do të jenë të rezervuara për artistët e rritur, ndërsa fituesi i kësaj kategorie do të shpallet të shtunën, më 31 tetor.

Ky edicion shënon edhe riemërtimin e Festivalit të Këngës me emrin “Akordet e Kosovës”, me përpjekjen për të nderuar trashëgiminë e festivalit të dikurshëm.

“Jemi duke e vazhdu sivjet me një emërtim të ri, pra me emrin ‘Akordet e Kosovës’, një emër i cili sivjet thjesht jemi tu deshtë me e vlerësu historinë, me i vlerësu gjithë ata njerëz të cilët kanë kontribu në realizimin e Akordeve në çfarëdo forme”, pati deklaruar drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku.

Ai gjithashtu ka deklaruar se publiku do të ketë mundësi të shijojë edhe performanca të veçanta nga mysafirët specialë.

Një nga emrat e konfirmuar është këngëtarja Deniza Begolli-Gjini, e cila do të jetë pjesë e këtij edicioni.

Festivali do të prezantohet nga aktorja Flaka Latifi dhe gazetari Agron Krasniqi, ndërsa natën e fëmijëve do ta prezantojë këngëtarja Adea Pula.

Me një program që ndërthur muzikën moderne, kujtimet e një festivali me histori dhe zërat e gjeneratës së re, “Akordet e Kosovës” synon të sjellë një edicion të veçantë për publikun.

Tashmë gjithçka është gati që skena të hapet sonte, ndërsa vëmendja do të jetë te artistët që do të garojnë për çmimet e këtij edicioni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.