KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, u shqipton edhe gjoba

Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, u shqipton edhe gjoba

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka mbyllur shtatë biznese afariste në komunat veriore të vendit për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë. Pesë nga këto biznese ishin në Mitrovicë dhe dy në Komunën e Zveçanit.

Inspektorati tha se gjatë mbrëmjes së kaluar bashkë me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues me fokus në kontrollimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së operatorëve ekonomikë dhe respektimin e kushteve ligjore për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

“Gjatë inspektimeve është konstatuar gjithashtu se njëri nga bizneset ushtronte veprimtari në mënyrë ilegale pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK). Përveç mbylljes së bizneseve, ndaj operatorëve ekonomikë janë shqiptuar edhe 7 gjoba, si masa ndëshkuese për shkeljet e konstatuara”, tha Inspektorati në njoftim.

IQMT u zotua se kontrollet inspektuese “nuk do të ndalen dhe se ato do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës për të garantuar zbatimin e ligjit, formalizmin e veprimtarisë ekonomike dhe mbrojtjes së konsumatorëve”.

“Gjithashtu u bëhet thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë, që të sigurojnë përmbushjen e kushteve minimale teknike dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.