Anëtari i kryesisë së BDI-së, Bajram Rexhepi sot ka njoftuar se ka pranuar kërcënime për jetë nga disa persona.
“Pasi ne kemi zbardhur planin e vjedhjes të komunës së Tetovës te parcela e zjarrfikësve dhe sigurisht pasi kemi denoncuar të gjithë këtë plan monstruoz që është duke përgatitur komuna që ata e quajnë studim i fezibilitetit, unë kamë pranuar kërcënim nga një person i cili është vëllai i pronarit të cilit e ndërton objektin e komunës.
Ne sot kemi denoncuar këtë kërcënim dhe po ju bëjmë medie se metoda të tilla mesjetare nuk do të mund të na frikësojnë”, tha Rexhepi.
Ai shtoi se edhe në të ardhmen do të denoncojnë çdo vjedhje që do të bëhet në komunë./Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

