Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale.
Intervistimi i tij pritet të filloj në ora 13:00, mëson gazeta Nacionale, transmeton lajmi.net.
Intervistimi i Ramës ka të bëj rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.
Rama thirret për intervistim pak ditë pasi deputeti i VV-së, Egzon Azemi e kishte paralajmëruar këtë. Ai këtë paralajmërim e kishte bërë pas ndryshimeve në krye të Prokurorisë Speciale.
“Përparim Rama… tik tak, tik tak…”, kishte shkruar ai në profilin e tij në Facebook./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

