KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Asgjë e re| Lista Serbe thotë se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin

Asgjë e re| Lista Serbe thotë se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ajo shtoi se mbetet e “përkushtuar” ndaj institucioneve në Beograd, pas humbjes së partisë së ish-presidentit Aleksandar Vuçiq, e cila mbështeste këtë parti.

Në reagimin e parë për media pas zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, Lista Serbe tha se “mbetet e përkushtuar ndaj politikës së ruajtjes së paqes, sigurisë, lidhjeve institucionale me Beogradin dhe mbrojtjes së secilit prej njerëzve tanë në Kosovë e Metohi”.

Lista Serbe ishte themeluar më 2013 me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe ish-presidentit Vuçiq. Gjatë qëndrimit shumëvjeçar të Vuçiqit në pushtet në Serbi, kjo parti kishte vepruar në Kosovë me mbështetjen e tij.

Ajo ka nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Në këtë drejtim, theksojmë qartë se do të luftojmë që në asnjë mënyrë të mos vihen në pikëpyetje vendet ekzistuese të punës, të ardhurat e rregullta të punonjësve, vazhdimi i investimeve dhe punësimeve të reja, si dhe përfitimet sociale dhe të gjitha format e tjera të mbështetjes financiare për popullin tonë nga buxheti i Republikës së Serbisë”, tha Lista Serbe.

Zyrtarët e kësaj partie kryesisht udhëheqin institucionet paralele të Serbisë në Kosovë. Pasi autoritetet kosovare mbyllën shumicën e këtyre institucioneve, me arsyetimin se janë paralele dhe të paligjshme, tani veprojnë kryesisht institucionet arsimore dhe shëndetësore.

Për më tepër, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë gëzojnë përfitime të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si: pensione, shtesa për fëmijë dhe lehona, si dhe ndihmë sociale.

Kandidati i Listës Studentore, Vladan Kuzmanoviq, deklaroi më 28 tetor se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të punojë në interes të komunitetit serb dhe jo të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Fillimisht, do t’i ndihmojmë ata të jetojnë me dinjitet, e më pas do të vazhdojmë edhe negociatat që kanë nisur, të cilat kanë hyrë në një qorrsokak për shkak të politikës hipokrite të këtij pushteti. Do të punojmë që qytetarët të fillojnë të jetojnë me dinjitet dhe që askush të mos i shtypë, përfshirë edhe njerëzit e fuqishëm në nivel lokal”, tha Kuzmanoviq për televizionin N1 në Beograd.

Megjithatë, më 29 tetor, kandidati tjetër i Listës së Studentore, Jugosllav Gashiq, tha se nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe.

“Lista Serbe ka qenë zbatuesja e punëve të SNS-së në territorin e Kosovës dhe Metohisë, me rezultate absolutisht katastrofike. Nuk duam asnjë kontakt dhe asnjë bashkëpunim me ta”, tha ai për radion lokale Kim në Kosovë.

Më herët, i pari në listën e studentëve, Illija Sërdanoviq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë përsëriti se çështjes së Kosovës do t’i qaset në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta konsiderojë atë pjesë të territorit të vet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.