Mauro Icardi nuk e përjashton rikthimin tek Interi, skuadra ku kaloi disa nga vitet më të rëndësishme të karrierës.
Sulmuesi argjentinas, aktualisht pa klub, pranon se do të ishte diçka e veçantë të rikthehej në Milano.
“Do të ishte speciale. Fundi ishte i dhimbshëm dhe do të doja ta mbyllja këtë histori në një mënyrë tjetër. Por rikthimi do të kishte kuptim vetëm nëse dëshira do të ishte e ndërsjellë”, deklaroi Icardi për “La Repubblica”-n.
Ai pranoi gjithashtu se do të ndryshonte mënyrën sesi i menaxhoi disa situata në fund të aventurës tek Interi, veçanërisht humbjen e shiritit të kapitenit. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

