Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graqanicë.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 08:54, në Graçanicë, raporton Zeri.info.
“Graçanicë, 29.10.2026 – 08:54. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

