KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

Policia në Gjilan shqipton 1 mijë e 683 gjoba për një javë, 48 shoferëve u ndalohet drejtimi i automjeteve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar 1 mijë e 683 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë periudhës 23–29 tetor 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 16 aksidente trafiku, prej të cilave tetë me dëme materiale dhe tetë me persona të lënduar.

Po ashtu, 49 gjoba janë shqiptuar për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, ndërsa 42 për mosvendosjen e rripit të sigurisë.

Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar edhe masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 48 ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel shoferëve që të ulin shpejtësinë, të respektojnë rregullat e trafikut, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes dhe të vendosin rripin e sigurisë, duke treguar kujdes të veçantë edhe ndaj këmbësorëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.