Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me temperatura që do të lëvizin nga 1 deri në 15 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15°C, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Gjatë ditës, moti do të karakterizohet kryesisht nga vranësirat, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta në orët e mëngjesit./lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

