Lionel Messi mund të rikthehet në Argjentinë në fillim të vitit 2027.
Newell’s Old Boys po ëndërron ta sjellë në shtëpi yllin që u rrit në akademinë e klubit, për një transferim që do të trondiste futbollin argjentinas.
Drejtuesit e klubit nga Rosario kanë shprehur hapur interesimin për ta bindur tetë herë fituesin e Topit të Artë që të veshë fanellën e skuadrës së fëmijërisë.
Projekti synon ta bëjë Messin figurën kryesore të një kapitulli të ri për klubin dhe qytetin.
Pengesa kryesore mbetet kontrata e tij me Inter Miamin, e vlefshme deri në fund të vitit 2028.
Për këtë arsye, një transferim në janar do të kërkonte negociata dhe një marrëveshje mes palëve.
Deri tani nuk ka asgjë zyrtare, por mundësia që Messi të luajë për herë të parë si profesionist në vendlindje po rikthen shpresat e tifozëve të Newell’s. /Zëri

