KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Kërkohet nga top gjigantët anglezë, Real Madridi vendos ta rikthejë në skuadër yllin e Comos

Kërkohet nga top gjigantët anglezë, Real Madridi vendos ta rikthejë në skuadër yllin e Comos

Sipas ekspertit të transferimeve Matteo Moretto, Real Madridi pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes për qendërmbrojtësin të Comos, Jacobo Ramon, duke paguar më pak se nëntë milionë euro.

Ramon është shndërruar në një prej mbrojtësve të rinj më të vlerësuar në Serie A, falë paraqitjeve të tij me skuadrën italiane.

Vlera e tij në platformën “Transfermarkt” ka arritur në 45 milionë euro, çka e bën edhe më të favorshme mundësinë që Real Madridi ta rikthejë për një shumë dukshëm më të ulët.

Madrilenët e kishin përfshirë klauzolën e riblerjes në marrëveshjen e largimit të lojtarit, duke ruajtur mundësinë për ta rikthyer në të ardhmen. Tani, sipas raportimit, kjo klauzolë pritet të aktivizohet.

Real Madridi e sheh Ramonin si një investim për të ardhmen dhe si një prej alternativave për të përforcuar repartin defensiv në sezonet e ardhshme.

Nëse marrëveshja realizohet për më pak se nëntë milionë euro, klubi madrilen do të rikthente një lojtar që aktualisht vlerësohet në 45 milionë euro, duke përfituar nga klauzola e negociuar kur ai u largua nga klubi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.