Harry Kane pritet të vazhdojë aventurën te Bayern Munichu, me rinovimin e kontratës që mund të zyrtarizohet brenda pak ditësh.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen, i cili ka bërë të ditur se palët janë duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes.
Sipas tij, negociatat për çështjet kryesore kishin përfunduar para se Kane të fitonte Topin e Artë 2026.
Bayern synon ta lidhë sulmuesin anglez me klubin deri në vitin 2029.
Kontrata aktuale përfundon në qershor të vitit 2027, por marrëveshja e re duket gjithnjë e më afër, pavarësisht se ende nuk është nënshkruar zyrtarisht. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

