KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rexhepi për gratë: Kosovës nuk i mungon korniza ligjore, mungon zbatimi i ligjit (VIDEO)

Rexhepi për gratë: Kosovës nuk i mungon korniza ligjore, mungon zbatimi i ligjit (VIDEO)

Avokatja Bedrie Rexhepi ka deklaruar se Kosova ka korniza të mjaftueshme ligjore, por sipas saj, ka mungesë të zbatimit të tyre.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka përmendur se nuk është e mjaftueshme vetëm të lëshohet një urdhër për mbrojtje, sepse sipas saj, kjo nuk ofron siguri.

“Ne nuk kemi mungesë apo bazë të kornizës ligjore sepse i kemi të ndërtuara kogja mirë dhe kemi të ratifikuara edhe Konventa Ndërkomëtare që aplikohen drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës. Problemi është te garancitë që ua ofrojnë institucionet, grave, viktimave se si ka me u zbatu dhe apliku ligji. Nuk është e mjaftueshme me lëshu një urdhër për mbrojtje sepse jo domosdoshmërisht  një letër që ti e mban në dorë ka me të ofru dhe ka me të kriju ty siguri” – theksoi Rexhepi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.