Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Dolce, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka zbuluar për herë të parë partnerin e saj.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet pranë të dashurit në momente intime dhe romantike.
Në një pjesë të videos, dyshja shihen duke shkëmbyer edhe puthje në buzë.
Foto: Instagram
Edhe pse ka vendosur të ndajë këtë moment me ndjekësit, Dolce ka treguar kujdes për privatësinë e partnerit, duke mos zbuluar identitetin e tij.
Nga pamjet e publikuara, ai nuk duket të jetë një personazh i njohur për publikun.
Foto: Instagram
Kështu, ish-banorja ka bërë një hap drejt prezantimit të lidhjes së saj, derisa ende nuk ka dhënë detaje të tjera rreth partnerit apo romancës së tyre.
Për publikun është bërë më e njohur me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother, ku edhe nga aty ka marrë vëmendje të madhe. /Telegrafi/
Foto: Instagram

