Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur papritur një ditë para premierës zyrtare, duke surprizuar publikun që priste që spektakli të fillonte të premten, më 30 tetor.
Banorja e parë që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë është regjisorja Arlinda Morina, e cila u pasua nga reperi Nichi, transmeton lajmi.net.
Ndërsa banorja e tretë që hyri sonte në shtëpi është vlogerja e njohur Antoneta Koci, duke u bërë kështu pjesë e edicionit të pestë të këtij formati.
Hyrja e tre konkurrentëve para nisjes zyrtare ka qenë një surprizë për ndjekësit e spektaklit, të cilët prisnin që banorët e parë të zbuloheshin gjatë premierës së së premtes.
Megjithatë, nisja e parakohshme nuk e ka anuluar spektaklin zyrtar. Premiera e Big Brother VIP Kosova 5 do të mbahet të premten, më 30 tetor, nën drejtimin e moderatorit Alaudin Hamiti.
Këtë edicion, në rolin e opinionisteve do të jenë Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani.
Konkurrentët pritet të qëndrojnë për 100 ditë brenda shtëpisë, ku do të përballen me sfida, dinamika dhe situata të ndryshme, duke garuar për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Hyrjet e para kanë zgjuar interesimin e publikut, ndërsa mbetet të shihet se cilët do të jenë personazhet e tjerë që do t’i bashkohen garës në këtë edicion të ri./lajmi.net/

