KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Limaj kritikon kthimin e ligjit për Specialen dhe gjuhën në Kuvend: Është zgjedhur rruga më e keqe – parlamenti është joserioz

Limaj kritikon kthimin e ligjit për Specialen dhe gjuhën në Kuvend: Është zgjedhur rruga më e keqe – parlamenti është joserioz

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kthimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, duke vlerësuar se me këtë veprim është zgjedhur rruga më e keqe.

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Limaj ka thënë se ata që e kanë mbështetur këtë nismë duhet të dalin publikisht dhe të sqarojnë se çfarë ka ndodhur, pasi, sipas tij, një pjesë e qytetarëve ndihen të mashtruar dhe të manipuluar, transmeton lajmi.net.

“Gjithë opinioni që ka qenë në mbështetje, duhet me dal me sqaru çka ndodhi, sepse njerëzit ndihen edhe të mashtruar edhe të manipuluar. Të futur në lojë”, ka deklaruar Limaj.

Gjatë intervistës, ai është ndalur edhe te gjuha e përdorur në debatet publike dhe në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si të papërmbajtur dhe duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e parlamentit.

“Sfera publike, gjuha është shfrenuar dhe parlamenti është joserioz”, është shprehur Limaj.

Ai ka kritikuar mënyrën se si zhvillohen debatet politike, duke thënë se nga foltorja e Kuvendit dhe në diskutimet publike po përdoret gjuhë fyese dhe kërcënuese.

“Në tryezat tona, nga Parlamenti, në debate e diskutime, kemi shfrenuar gjuhën. Jepet mikrofoni me një fjalor që ka dhunë, shpifje, fyerje…”, ka thënë ai.

Sipas Limajt, kjo mënyrë e komunikimit nuk mbetet vetëm brenda institucioneve, por ndikon edhe në shoqëri.

“Krejt kjo klimë është shpërndarë nëpër shtëpija”, ka përfunduar Limaj./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.