KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Garanci për paqen në Kosovë: Çfarë u diskutua në takimin e Prattipati me komandantin e NATO-s për Evropë?

Garanci për paqen në Kosovë: Çfarë u diskutua në takimin e Prattipati me komandantin e NATO-s për Evropë?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka dhënë detaje rreth takimit të zhvilluar ndërmjet të ngarkuarës me punë, Anu Prattipati, dhe komandantit të lartë të NATO-s për Evropë, gjeneralit Alexus Grynkewich.

Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e misionit të KFOR-it dhe angazhimi i përbashkët për garantimin e paqes dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët pa dallim, transmeton lajmi.net.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se vizita e gjeneralit Grynkewich shërben si një riafirmim i fortë i vlerësimit që ShBA-ja i bën pranisë së KFOR-it në vend dhe misionit të tij paqeruajtës.

‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, mirëpriti sot në Ambasadë gjeneralin Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR)’’, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjithashtu, në njoftim theksohet përkushtimi i palëkundur për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë:

‘’Vizita e tij riafirmon vlerësimin tonë për misionin e KFOR-it, të udhëhequr nga NATO-ja, si dhe përkushtimin e tij për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë’’, shkroi ndër të tjera Ambasada amerikane./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.