Një bisedë mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë, e publikuar së fundmi, zbulon komunikimin e tyre lidhur me kërkesën e saj për largimin e personave që ajo i cilësonte si “uzurpatorë” nga shtëpia.
Gjatë bisedës, Zekaj kërkon të dijë nëse duhet të kthehet në shtëpi dhe pse personat e tjerë mund të qëndrojnë aty, ndërsa zyrtari policor i shpjegon se çështja ishte shënuar zyrtarisht për prokurorinë dhe se do të shqyrtoheshin kamerat e sigurisë.
Biseda e plotë:
Polici: S’e di a të ka njoftuar polici hetues?
Arlinda: Nuk e di, nuk më ka njoftuar kërkush.
Polici: Prokurorja kujdestare e rastit i ka treguar edhe avokates tënde se për momentin është shënim zyrtar për prokurori. Kanë me u marrë, kanë me u kqyrë kamerat e sigurisë. Për momentin nuk është rast, por është shënim zyrtar. Ky është një gjysmë-rast, që ceket çdo veprim, çdo deklaratë, dhe ka mbetur që çka është cekë me u verifiku me kamerat e sigurisë dhe me pa se çka tutje.
Arlinda: Çfarë kamera të sigurisë, për çka? Unë a duhet me u kthy në shpi? Çka tha prokurorja, a duhet me u kthy unë në shtëpi?
Polici: Po, po, normal.
Arlinda: Ata aty nuk kanë me qenë, a po?
Polici: Ata kanë me qenë aty.
Arlinda: A kanë dokument ata, a kanë fletë poseduese? Ata nuk janë pronarë të shtëpisë.
Polici: Prokurori është personi që urdhëron se çka me ba me një rast, me një procedurë. Mundesh me pyet edhe avokaten tënde. Ju keni jetu edhe në Amerikë apo? Udhëzimi i saj thotë, për sa kohë jeni bashkëpronarë me ish-bashkëshortin tënd, thotë se ju duhet ta bëni kërkesën në gjykatë që ata t’i largoni nga shtëpia. Sipas ligjit, kanë të drejtë me qëndru aty deri sa nuk kanë masë mbrojtëse.
Arlinda: Qysh nuk ka masë mbrojtëse?
Polici: Duhet me ba padinë në gjykatë qysh nesër, padi civile, që me i dëbu ata prej shpisë, me ua ndalu që ata me ardhë në shtëpinë tënde.
Arlinda: Jo, jo, kjo është, ky është dështim total./Lajmi.net/
Biseden e plotë e gjeni këtu:

