KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj”, menaxherja e QPS-së nuk e thotë asnjë llaf për rastin e Arlinda Zekajt

“Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj”, menaxherja e QPS-së nuk e thotë asnjë llaf për rastin e Arlinda Zekajt

Toska Gega, menaxhere e rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale, nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti i së ndjerës.

Gega është takuar në korridoret e QPS-së gjatë përpjekjeve për të marrë sqarime, por nuk është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjeve, duke u larguar me arsyetimin se kishte një rast urgjent.

Pyetjet kanë të bëjnë me intervistimin e djalit të Arlindës nga personat e autorizuar, si dhe me pretendimet për vonesa në përgatitjen e anamnezës.

“Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj nga persona të autorizuar, pastaj ju ka akuzuar që e keni vonuar anamnezën”, i është drejtuar gazetarja zyrtares së QPS-së, por Klani nuk ka marrë përgjigje.

Trajtimi institucional i rastit të Arlinda Zekajt është bërë pjesë e hulumtimit të emisionit “MAT”, në kuadër të shqyrtimit të veprimeve të institucioneve përkatëse./Lajmi.net/

VIDEO

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.