KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtarja e QPS-së “ikën vrap”, nuk jep përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt (VIDEO)

Zyrtarja e QPS-së “ikën vrap”, nuk jep përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt (VIDEO)

Toska Gega, menaxhere e rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale, nuk ka dhënë përgjigje për çështjet që lidhen me trajtimin e rastit të së ndjerës.

Gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, në kuadër të emisionit hulumtues “MAT”, ka tentuar të marrë përgjigje nga Gega, të cilën e ka takuar në korridoret e QPS-së. Megjithatë, zyrtarja nuk është ndalur për t'iu përgjigjur pyetjeve, duke u larguar me arsyetimin se kishte një rast urgjent.

Gjatë përpjekjes për të marrë një përgjigje, gazetarja Ahmeti e ka pyetur zyrtaren lidhur me intervistimin e djalit të Arlindës dhe pretendimet për vonesat në përgatitjen e anamnezës.

“Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj nga persona të autorizuar, pastaj ju ka akuzuar që e keni vonuar anamnezën”, i është drejtuar gazetarja zyrtares së QPS-së, por nuk ka marrë përgjigje.

Rrethanat e trajtimit institucional të rastit të Arlinda Zekajt janë bërë pjesë e hulumtimit të emisionit “MAT”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.