KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick e mbledh Barcelonën rreth një barbecue, synon të largojë krizën pas dy humbjeve

Flick e mbledh Barcelonën rreth një barbecue, synon të largojë krizën pas dy humbjeve

Hansi Flick ka organizuar një barbecue me futbollistët dhe stafin e Barcelonës, në përpjekje për të rikthyer unitetin dhe për të lënë pas dy humbjet e fundit ndaj Paris Saint-Germainit (4-2) dhe Real Madridit (2-1).

Sipas Tuttomercatoweb, takimi u shfrytëzua edhe për të diskutuar hapur problemet e skuadrës.

Raphinha dhe liderë të tjerë morën fjalën për të motivuar bashkëlojtarët, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua dobësive në mbrojtje, rënies së intensitetit në presing dhe gabimeve gjatë ndërtimit të lojës.

Flick synon që këto disfata të mos ndikojnë më tej në atmosferën e ekipit. Në Barcelonë besojnë ende te potenciali i skuadrës dhe objektivat për trofe, por përgjigjja duhet të vijë në fushë.

Ndeshjet e ardhshme ndaj Alavesit, Aston Villas dhe Atletico Madridit do të tregojnë nëse katalanasit janë gati të reagojnë dhe të rikthehen te rezultatet pozitive. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.