Seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur sende në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Pas votimit të projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë dhe tensioneve të regjistruara në sallën e Kuvendit, është mbyllur seanca parlamentare.
Seanca u shoqërua me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim u miratua projektligji për Bankën e Shqipërisë me 84 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar të kërkuar për kalimin e tij.
Të pranishëm në këtë seancë ishin të pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-zv.kryeministren, Belinda Balluku.
Burimi: klankosova.tv ↗

