KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu paralajmëron deputetët që pinë duhan në Kuvend: Do të thërras Inspektoratin

Haxhiu paralajmëron deputetët që pinë duhan në Kuvend: Do të thërras Inspektoratin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka tërhequr vërejtjen deputetëve që po pinë duhan në ambientet e Kuvendit, duke paralajmëruar se do të kërkojë ndërhyrjen e Inspektoratit dhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që shkelin ligjin.

Haxhiu tha se tymi i duhanit po arrin deri tek ulësja e saj, ndërsa theksoi se deputetët duhet të jenë shembull në zbatimin e ligjit që miratohet nga vetë Kuvendi.

“Mos pini duhan. Përndryshe do të detyrohemi menjëherë që me kërku nga Inspektorati që të vijë në ambientet e Kuvendit dhe të marrin gjoba deputetët të cilët e shkelin ligjin në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është thirrja e fundit, prandaj ju lutem që të keni parasysh këtë, sepse kjo realisht edhe cenon ndoshta zbatimin e barabartë të ligjit, sepse nëse ne kërkojmë nga dikush tjetër me zbatu ligjin, do të duhej që ne të ishim vetë shembulli i parë se si zbatohet ligji që miratohet nga ky Kuvend. Është thirrja e fundit dhe, në qoftë se edhe kjo thirrje nuk respektohet, do të kërkoj nga Inspektorati që të vijë dhe të ndërmarrë veprimet në përputhje me përgjegjësitë”, tha ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.