KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kuvendi nis seancën plenare, në ulëset e deputetëve vendosen shami rozë për muajin kundër kancerit të gjirit

Kuvendi nis seancën plenare, në ulëset e deputetëve vendosen shami rozë për muajin kundër kancerit të gjirit

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026 dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në ulëset e deputetëve janë vendosur shami me ngjyrë rozë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Fillimisht, në rend të ditës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Më pas, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në vazhdim, në shqyrtim të dytë do të jetë Projektligji nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në fund të seancës, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.