KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Shiroka Pula priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim zëvendëskryeministrin e tretë të Kosovës për çështje të pakicave dhe bashkëpunim Fikrim Damka, të shoqëruar edhe nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet.

Zëvendëskryeministri Damka e uroi Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të saj në krye të shtetit.

Presidentja Shiroka Pula i uroi, ndërkaq, për 103- vjetorin e Republikës së Turqisë, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e kontributit të të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit dhe theksoi përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe për forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.