Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa rrugë të Istogut, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Njësisë Operative në Istog, punimet do të kryhen në gypin me diametër DN 200, në rrugën “Drita e Parë”.
Si pasojë e këtyre punimeve, pa furnizim me ujë deri në orën 16:00 do të mbesin rrugët “Mullinjët e Istogut”, “Burimi”, “Arben Januzaj”, “Shkoza” dhe “Demir Llulla”.
KRU “Hidrodrini” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

