Real Madridi ka kërkuar falje publike ndaj popullit kinez pas polemikës së shkaktuar nga deklaratat e Kylian Mbappes.
Çështja nisi pas një interviste, në të cilën sulmuesi francez foli me humor për një meme që e krahasonte me ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dunin. Komenti shkaktoi reagime të forta në Kinë.
“Klubi ynë ruan një respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe qytetarët e saj”, thuhet në komunikatën e klubit madrilen.
Përpara reagimit të Real Madridit, edhe vetë Mbappe dhe presidenti i LaLigës, Javier Tebas, kishin kërkuar falje.
Polemika pati pasoja konkrete: televizioni shtetëror kinez pezulloi transmetimet e ndeshjeve të LaLigës, ndërsa tri kompani kineze ndërprenë marrëveshjet tregtare me futbollistin.
Tani mbetet të shihet nëse kërkimfaljet do të mjaftojnë për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer marrëdhëniet tregtare në normalitet. /Zëri

