Arda Guler është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit nën drejtimin e Jose Mourinhos këtë sezon, falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe nivelit të lartë që po demonstron nga ndeshja në ndeshje.
Sipas gazetës spanjolle Marca, mesfushori turk ka fituar statusin e një lojtari të pazëvendësueshëm në planet e trajnerit portugez.
Ndonëse në fillim kishte dyshime për rolin e tij në ekip, veçanërisht për shkak të konkurrencës me Jude Bellingham, Guler ka arritur t’i bindë të gjithë me paraqitjet e tij dhe të fitojë besimin e plotë të Mourinhos.
Futbollisti 21-vjeçar ishte në fushë për të gjitha 90 minutat në fitoren e së dielës ndaj Barcelonës në El Clasico, duke zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë.
Ai luajti një rol të rëndësishëm në aksionin që çoi te goli vendimtar i Kylian Mbappes, duke dhënë pasimin kyç që ndihmoi në çarjen e mbrojtjes së katalunasve.
Statistikat e Gulerit këtë sezon dëshmojnë ndikimin e tij në lojën e madrilenëve.
Në 12 ndeshje të zhvilluara, turku ka regjistruar tre gola dhe pesë asistime, duke grumbulluar gjithsej 703 minuta në fushë.
Paraqitjet e tij të vazhdueshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë lënien jashtë formacionit, ndërsa konkurrenca me emra si Bellingham nuk duket më të përbëjë pengesë për të.
Përkundrazi, Guler po dëshmon se mund të jetë një prej figurave kryesore të Real Madridit në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/

