KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM, LSDM-së: Akuzat e juaja ju bëjnë faktor në Serbi, por jo në Maqedoni

OBRM-PDUKM, LSDM-së: Akuzat e juaja ju bëjnë faktor në Serbi, por jo në Maqedoni

OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj akuzave të opozitës LSDM-së, ku sipas tyre, deklaratat dhe analizat e dërguara nga Beogradi, të shkruara nga ish-këshilltari i Zaevit, Bashanoviç, e bëjnë Venko Filipçen si opozitë me ndikim kryesisht në Serbi, dhe jo në Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM njoftojnë se nuk ndërhyn në çështjet politike të Serbisë dhe se prioriteti i kësaj partie mbetet gjithmonë interesi i qytetarëve të Maqedonisë.

“OBRM-PDUKM nuk ndërhyn në çështjet politike të Serbisë dhe për ne interesi i vetëm është interesi i qytetarëve të vendit. Kur lakmia e Zaevit bashkohen me servilizmin e Filipçes, rezultati i një simbioze të tillë është “ZaeFçe”.

Kur kjo simbiozë e re politike ZaeFçe shfaqet në skenën shoqërore në Maqedoni, LSDM e ka bërë veten masë dhe pjatë shërbimi për të gjitha forcat që duan të përfitojnë nga partia për interesat e tyre personale”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.