KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale lidhet me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 6 gusht 2026.

Të pandehurit, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, do të gjykohen në mungesë, pasi kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, transmeton Klankosova.tv.

Përmes komunikatës, gjykata u ka bërë thirrje të pandehurve që të paraqiten para organeve të drejtësisë së Kosovës. Po ashtu, u ka kërkuar të gjithë personave që kanë informacione relevante për vendndodhjen e tyre, që t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose te organet e tjera kompetente.

Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar për 21 dhjetor në orën 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Trupin gjykues do ta kryesojë gjyqtari Leon Përlaska.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.